Ministria e Shëndetësisë informon se në lidhje me rastin me vajzën e vdekur 15-vjeçare nga Gostivari merren të gjitha masat ligjore, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë me qëllim të testimit të kompletuar të rastit.
Siç theksojnë në kumtesë, për këtë qëllim menjëherë është formuar komisioni për mbikëqyrje profesioniste, në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me përfaqësuesit nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe mjekë nga specialitete përkatëse.
Komisioni nga aspekti profesional e analizon trajtimin e përgjithshëm të pacientes, duke filluar nga pranimi në Spitalin e përgjithshëm Gostivar dhe transporti me automjet të ndihmës së parë mjekësore, që të konfirmohet nëse në tërësi është vepruar në pajtim me mjekësinë të bazuar në dëshmi gjatë trajtimit të pacientes. Pas mbikëqyrjes së kryer profesionale, raporti nga Komisioni dorëzohet deri te të gjitha institucionet kompetente.