Shkup, 17 qershor – Ministria e Shëndetësisë informon se dje janë aplikuar 4.299 vaksina. Deri tani janë vaksinuar gjithsej 265.164 persona, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 453.180 qytetarë.
“Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e shtetit. Interesi për vaksinim çdo ditë rritet, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 453.180 qytetarë”. thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat vaksinuese në shtet duke përfshirë edhe ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 265.164 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.036 qytetarë, ndërsa gjatë ditës së djeshme gjithsej janë vaksinuar 4.299 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 462.415 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 197.251 qytetarë.
“Me shifrat e fundit 48 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë marrë së paku një dozë vaksinë, 42 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar me së paku një dozë vaksinë dhe 36 për qind e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë”, informojnë nga Ministria.
Vaksinimi zbatohet sipas Planit nacional për imunizim. Vaksinohen personat e moshuar, qytetarë të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk ndërsa vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në shtet dhe atë në A1 QS Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Veles, Ohër dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët në mënyrë masive të paraqiten në vakcinacija.mk sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.