Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme 990 fëmijë e kanë pranuar vaksinën MRP. Për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të prekur prej fruthit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Pikat e vaksinimit në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, nesër dhe pasnesër do të punojnë në dy turne, në periudhë prej orës 07:30 deri në orën 19. Të hënën, më 7 janar, këto pika do të punojnë vetëm në turnin e parë prej orës 07:30 deri në orën 13, informojnë prej Ministrisë së Shëndetësisë.