Shkup, 30 janar – Është zvogëluar numri i personave të prekur nga gripi sezonal, në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Javën e kaluar janë regjistruar gjithsej 535 persona me grip ndërsa kësaj jave janë regjistruar 20 për qind më shumë apo 643 të prekur të rinj nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin.
“Në Institutin për Shëndet Publik kanë mbërritur 19 ekzemplarë për analiza laboratorike prej të cilave 12 janë pozitive ndaj gripit. Bëhet fjalë për 10 persona me tipin A (H1N1), gjegjësisht me grip pandemik dhe dy persona me grip A (H3N2)”, kumtuan prej Ministrisë së Shëndetësisë.
Theksuan se vaksina kundër gripit mbron prej dy llojeve të viruseve dhe ajo akoma nuk është në dispozicion në Qendrat për Shëndet Publik në Maqedoni.
“Në krahasim me vitet e tjera ky sezon karakterizohet me start më të ngadalësuar të gripit edhe pse presim rritje të numrit të rasteve. Për qindja e lartë e rezultateve pozitive tregon se megjithatë virusi i gripit është i pranishëm dhe është duke qarkulluar në vend. Por, realisht nuk ka vend për shqetësim tek popullata”, theksoi dr. Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik.
Rekomandoi, të prekurit nga gripi të mbeten në shtëpi dhe të marrin terapi vetëm me rekomandimin e mjekut dhe në mënyrë të pavarur të marrin antibiotikë.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ka sasi të mjaftueshme të ilaçit “Tamiflu”, me të cilin trajtohen të prekurit dhe ka kapacitete të mjaftueshme për hospitalizimin e personave me komplikime eventuale të gripit. (koha.mk)