Ky produkt i cili shpesh e përdorim në kuzhinë ka aq shumë mundësi përdorimi, sa nuk e dimë as vet! Zakonisht, kur duam të trajtojmë trupin apo fytyrën drejtohemi tek produktet kozmetike apo farmaceutike, por e anashkalojmë soda bikarbonan e cila përmbanë gjithë ato vlera ushqyese për lëkurën tonë, por jo vetëm. Disa nga përdorimet e Soda Bikarbonas janë këto
PËR LËKURË TË BUTË. Kur bëni dush për të pasur një lëkurë që shkëlqen, hidhni në vaskën e mbushur me ujë sode dhe më pas lahuni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.
PËR KËMBËT. Soda lufton lythat, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një kovë me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që këmbët tuaja nuk do të jenë aq të rënda dhe të lodhura si më parë.
PËR FYTYRËN. Mos besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, pasi ka dyshime se ajo e than atë. Përkundrazi, ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton. Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë.
PËR KUJDESIN E GOJËS. Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo parandalon shfaqjen e gurëve dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër. Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë. Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.
PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM. Soda e bukës nuk lejon formimin e zbokthit. Duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin
PËR PASTRIMIN E ARGJENDURINAVE DHE ENËVE TË ÇELIKTA. Vendosja e soda bikarbonës në një sfungjer të pastër, dhe pastrimi i argjendurinave/enëve të çelikta me të, na jep një pamje “si të re” të pajisjeve që na shërbejnë, dhe jo vetëm për estetikë, por edhe për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.
LARGIMI I NJOLLAVE TË PAMUNDURA. Kur mendoni se nuk ka gjasa të largohet nga rrobat një njollë yndyre, çaji, boronice apo lëngu i ndonjë fruti, atëherë ju mbetet të provoni soda bikarbonën. Vendoseni sodën në njolla dhe nëse e fusni në makinë thjeshtë bëjeni grumbull dhe futeni në makinë. Nëse rrobat i lani në dorë, atëherë vendoseni sodën në njolla pasi ta keni lagur zonën me njolla, pastaj fërkojeni me ujë të ngrohtë. Në rast se këto njolla gjenden në tepih, atëherë veproni njësoj duke e fërkuar zonën me ujë të ngrohtë dhe furçë të butë.
PASTRON FRIGORIFERIN. Përveç se vepron si largues njollash dhe pastrues i thellë, soda bikarbona jep edhe aromë të freskët, çka ju duhet shumë në frigorifer. Shumë e preferojnë pastrimin e kombinuar me sodë bikarbona dhe uthull njëkohësisht. Por nëse e vendosni pastrimin me bikarbonë, vendoseni atë në një sfungjer të pastër, dhe kushtojini rëndësi qosheve. Largimi i erërave të rënda është i garantuar!
PASTRIMI I MUREVE. Çfarëdo që mund ti ketë ndodhur murit të shtëpisë suaj, qoftë spërkatje apo “art me ngjyra të fëmijëve”, soda bikarbona është aty për t’u ardhur në ndihmë. Thjeshtë vendoseni pak sodë buke në një faculet të pastër, dhe ndërrojeni vazhdimisht derisa muri të pastrohet nga spërkatjet apo shkarravinat.
PASTRIMI I AJRIT. Vendoseni në një enë pak vaj esencial me bazë levandën, dhe përzieni pak ujë me sodë bikarbona. Rezultati do të jetë një ajër i freskët si ai i livadheve të njoma!