Andrea Isufaj është i lumtur: poston fotografi, shkruan mesazhe, por sidomos duket i emocionuar në atë që përfaqëson. Jemi në mesin e qershorit dhe normalisht vapa nis të ndihet, por në ato anë, në qytetin e Lukas (Lucca), provinca e Toskanës, freskia ka ardhur nga një mrekulli…
Le ta quajmë kështu dhe do ta shpjegojmë motivin. Po flasim për Associazione Sportiva Lucchese Libertas 1905, një klub që në Serie C dukej se do të ishte kalimthi këtë sezon dhe e destinuar për të rënë te diletantët ose amatorët (quajini si të doni!), pra në Serie D, pasi biletën tjetër e mori Pro Piacenza pas turpit 20-0 ndaj Cuneos (u përjashtua).
Por, skuadra lu luan shqiptari Isufaj (ish-pjesë e ekipit të të rinvje të Milanit “Primavera”), ka bërë diçka të jashtëzakonshme: mes gjykatës, apelimeve dhe dënimeve, pikët e penalizimit këtë edicion ishin 25! Praktikisht, nëse do të mbyllej kampionati i Serie C – Grupi A, rregullisht pa -25 pikë, bardhekuqtë do të kishin shpëtuar me kohë.
Nuk ndodhi kështu dhe duhet të pritej playout me Bisceglie, skuadër e parafundit në Grupin B të Serie C. Nga një fitore për kokë dhe penalltitë, aty ku portieri i Luçheses, Vladimiro Falcone, bëri superheroin! Një qytet në festë, sidomos për mënyrën se si erdhi situata.
Në fakt, mes shkurtit dhe marsit, u pa që dëshira e djemve ishte të shpëtonin dhe mos dorëzoheshin…
Nisën të shisnin biletat për në stadium, të lanin vetë uniformat, të paguanin nga xhepi i tyre transfertat dhe në fund edhe të prisnin barin e fushës së tyre për të qenë gati. Asnjë rrogë prej muajsh, asnjë qindarkë.
Vetëm, sakfiricë dhe punë! Lucchese ia doli!