Secila nga kokrrizat e rërës së shkretëtirave, përmban shumë më tepër informacion në lidhje me planetin tone, sesa mund të ruhen në biblioteka apo në hard disqe. Dhe këto grimca të vogla, mund të sfidojnë edhe ligjet e evolucionit, teksa e transformojnë peizazhin e tokës në mënyra që të lënë pa frymë.
Si rëra mund të ndalojë kohën? A mund të krijojnë shkretëtirat një fillim të ri nga një fund? Si do të jetojnë njerëzit në shkretëtirë? Si funksionon shkretëtira si një makinë kohe? A mund të ndalë rëra përparimin e evolucionit? A fshehin disa shkretëtira rezerva ujore sekrete? Si një kokrrizë rëre mund të zhdukë një mal? Sa kohë mund të “jetojë” një shkretëtirë?
“Ju bëftë mirë”,- thotë Kris Mekei, teksa shikon lëngun që depërton ngadalë në një mostër toke. E gjitha vetëm në një nxehtësi 50-shkallë, astrobiologu i NASA-s është duke bërë diçka, që ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë: ai po e ‘ushqen’ me supë shkretëtirën e Atakamas. Por ai nuk po përpiqet të ndryshojë reputacionin e rajonit verior kilian, si vendi më i thatë në Tokë.
Përkundrazi, Mekei po përpiqet të provojë se jeta mund të mbijetojë, edhe në kushtet më infernale. Mikrobe të panumërta lulëzojnë në vullkane, thellë në fletët e akullit apo në liqenet acide…