Kryeqyteti i qytetërimit Hitit, Hatti ndodhet brenda kufijve administrativë të provincës Çorum në Turqi dhe këtë vit pritet të ketë një fluks më të madh turistësh, falë edhe infrastrukturës së përmirësuar, shkruajnë mediat e atjeshme.
Çorumi është një nga qendrat e rëndësishme turistike të Turqisë. Ajo dallohet për bukuritë historike dhe kulturore; është vendi i trashëgimisë kulturore të civilizimeve të para të Anadollit, Hatti dhe Hitit.
Kryeqyteti i hititëve, Hattusha, që gjendet në rajonin Bogazkale të Çorumit, është në mesin e vendeve të vlefshme që ia vlen të vizitohen, me muret prej gjashtë kilometrash që rrethojnë qytetin antik, portat monumentale, nënkalimet e gjata 71 metra, pallati në Buyukkale, 31 tempuj të zbuluar deri më tani, siloset shumë të mëdha të drithit dhe Tempulli i Hapur Yazilikaya.
Më 28 nëntor të vitit 1986, Hattusha është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për arsye se vendi përfaqëson një sukses të pashoq historik me Portën e Luanit, Portën e Mbretit dhe tempullin e hapur Yazilikaya. Hattusha ka qenë vendi i rëndësishëm për civilizimet në mileniumin e parë dhe të dytë para erës sonë.
Ai formon një pamje gjithëpërfshirëse të kryeqytetit me pallatin, tempullin dhe tregjet; paraqet dëshminë e vetme të civilizimit të shkatërruar Hitit dhe për arsye të ruajtjes së shkëlqyeshme të infrastrukturës dhe arkitekturës.
Po ashtu, edhe arkivat tabletave me mbishkrime që përfaqësojnë gjuhën më të vjetër indo-evropiane, në vitin 2001 i janë shtuar Listës së Memories Botërore nga UNESCO. Në këtë mënyrë, Hattusha mban epitetin si “qyteti i vetëm antik që ndodhet në të dy listat e UNESCO-s.
Hattusha njihet edhe si kryeqyteti, ku është nënshkruar marrëveshja e parë e shkruar në histori mes hititëve dhe egjiptianëve në vitin 1280 para erës sonë, që njihet si Marrëveshja e Kadeshit.