Gara e dytë e sezonit në Formula 3 ka përfunduar, e cila edhe këtë fundjave po zhvillohet në Spielberg të Ausrtrisë. Ndryshe nga java e kaluar, sot pista e Spielbergut ishte me e lagët pasi binte shi i dendur, ndërsa piloti i vetëm shqiptar garën e filloi nga rreshti i gjashtë, njofton Albsport.mk.
Përvoja e madhe e Lirim Zendelit dhe pista të cilën e ka shumë për qejfi, bëri që në fillim të tejkalojë katër bolidë para tij dhe të jetë në pozitën e dytë.
Në disa raste Zendeli tentoi që të parakalojë edhe Vesti që ishte i pari, por kushtet e vështira nuk lejuan një manovrim të lehë, njofton Albsport.mk.
Në këtë garë u zhvilluan vetëm 15 xhiro nga 24, pasi në disa raste kishte incidente të shumta dhe gara u ndërpre.
Kështu Lirim Zendeli përfundoi garën në pozitën e dytë, pas Vestit, ndërsa pas tij ishin vozitësit e Tridnet, kolegë të Zendelit, Beckmann dhe Caldëell, njofton Albsport.mk.
Gara e dytë është përsëri nesër në Sipelberg të Austsrisë me fillim në oran 9:15 minuta.