Një mrekulli ka ndodhur dje në Mesdhe , pas një operacioni intensiv shpëtimi nga një grup humanitar spanjoll, shkruan “AFP”. Një foshnjë katër-muajshe ishte një nga 480 emigrantët e shpëtuar nga anijet humanitare gjatë kërkimeve në Detin Mesdhe. Vogëlushi u gjet në një nga dy anijet e gomës që po sillnin “për një jetë me të mirë” në Evropë mbi 200 emigrantë nga Afrika Veriore dhe Qendrore, Sri Lanka dhe Jemeni. Operacioni i shpëtimit u krye nga organizata joqeveritare spanjolle “Proactiva Open arms” dhe zgjati plot tri orë.