Shkup, 4 dhjetor – Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS), ka shpallur thirrje publike për përzgjedhje të byrosë projektuese për përpunim të dokumentacionit të nevojshëm për rikonstruimin e objekteve ekzistuese dhe për ndërtim të çerdheve të reja në vend, njofton KOHA. Ministrisë i duhet dokumentacion i tërësishëm projektues – projekt i miratuar me gjitha fazat dhe revizion të projektit kryesor. Kapaciteti i çerdheve të fëmijëve dhe lokacioni i ndërtimit të tyre do të definohen në mënyrë plotësuese.
Siç thuhet në konkursin e shpallur në ueb faqen e Byrosë për furnizime publike, firmat e interesuara kanë afat deri më 11 dhjetor që ti dorëzojnë ofertat e tyre deri në MPPS. Përpunimi i dokumentacionit është vlerësuar se do të kushtojë 1.2 milion denarë. Ofertuesi më i mirë ka afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes që të përpunojë dokumentacionin projektues për çerdhet e ardhshme të fëmijëve.