Rreth 6.000 persona të moshuar mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burime të tjera për ekzistencë pritet të përfshihen me Ligjin për siguri sociale të personave të moshuar i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Ata do të marrin sigurim social, gjegjësisht kompensim prej rreth 6.000 denarë.
Të drejtë të kompensimit kanë të gjithë personat të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension pleqërie, duke i përfshirë edhe personat pa një ditë pune stazh.
“Për amvisëritë ku edhe burri edhe druaja i përmbushin kushtet për shfrytëzim të sigurisë sociale, kompensimin do ta shfrytëzojë vetëm njëri anëtar sepse bëhet fjalë për të drejtë të të drejtës sociale dhe nuk është e lidhur me sigurimin pensional dhe invalidor”, sqarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Prej atje informojnë se prej sot fillon edhe parashtrimi i kërkesave për të gjithë të drejtat e reja që po vendosen me reformën sociale, siç është e drejta për kompensimin për pension social.(koha.mk)