Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përgënjeshtron se është fshirë regjistri publikisht i qasshëm i pedofilëve dhe potencon se vetëm ka pasur probleme teknike me hapjen. për këtë, potencojnë nga MPPS, u informua kompania që punon në mirëmbajtjen e regjistrit, pas çka problemi është shmangur dhe ai sërish është i qasshëm.
“Në oponionin u paraqitën spekulime se gjoja është fshirë regjistri publikisht i qasshëm i pedofilëve, për çka ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se gjatë dy ditëve ka pasur probleme të vogla teknike me hapjen e regjistrit për persona të dënuar për pedofili”, thuhet në kumtesën e sotme të MPPS. Prej aty informojnë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka arritur Marrëveshje për mirëmbajtjen e regjistrit me kompaninë “Bruniks” nga Shkupi, ku rasti është paraqitur dhe regjistri për persona të dënuar për pedofili sërish është i qasshëm.