Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i përgënjeshtron të pavërtetat e dëmshme të VMRO-DPMNE-së se pensionet do të shkurtohen për 400 denarë në muaj dhe manipulimin e 300 mijë pensionistëve.
Ata thonë se nëse sikur i ka shkurtuar pensionet ajo ka qenë VMRO-DPMNE si pushtet paraprak, i cili ka bërë harmonizim jashtë kornizës ligjore dhe nuk ua ka paguar gjithë rritjen që u ka takuar me Ligj.
“Kjo Qeveri kujdeset për të gjithë qytetarët, për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të pensionistëve dhe harmonizimin e pensioneve do ta bëjë dy herë në vit edhe atë 100 për qind me rritjen e shpenzimeve të jetesës, në vend të 50 për qind siç ka qenë më parë. Vendoset edhe harmonizim shtesë i pensioneve nga 1 prilli, nëse bruto prodhimi vendor në vitin paraprak ka rritje reale mbi 4 për qind”, qëndron në kumtesën e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.(koha.mk)