Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) thonë se sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësve të mëparshëm, politikat mashtruese dhe rritja pensioneve jashtë kornizave ligjore për 10 vjet ka shkaktuar zbrazëtirë prej rreth 15 miliardë denarëve në Fondin Pensional (PIOM).
“Me reformën e pensioneve qeveria aktuale e cila ka startuar nga fillimi i janarit, kemi siguruar paga të qëndrueshëm dhe vazhdueshmëri të rritjes së pensioneve, pa pasur nevojë për të ngrirë dhe pa rritur moshën e daljes në pension. Me Ligjin kemi sjellë përputhshmërinë e vazhdueshme të pensioneve. Pensionet do të harmonizohen dy herë në vit dhe atë me 100% me rritje të kostos së jetesës, në vend të 50% siç ishte më herët. Është miratuar edhe dispozita ligjore që do të ketë edhe më tej përputhshmëri të plotë të pensioneve nga 1 prilli, në qoftë se produktet e brendshme bruto në vitin e kaluar kanë pasur rritje reale mbi 4%”, citohet një njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Nga kjo ministri gjithashtu konfirmojnë se Qeveria në dy vitet e kaluara ka siguruar paga stabile dhe rritje të vazhdueshme e pensioneve. Kështu që në vitin 2016 pensioni mesatar arrinte 13.754 denarë, në vitin 2017 3.954 denarë, ndërsa në vitin 2018 14.421 denarë.