Shkup, 13 tetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) nuk precizon se a pranon ose jo vazhdimin e pushimit të lindjes, shkruan gazeta KOHA. Ministrja Mila Carovska thotë se para sjelljes së vendimit për dyfishimin e pushimit të lindjes, duhet të vërtetohet se sa gra në shtet kërkojnë punë në mënyre aktive. “50 për qind e grave në Maqedoni llogariten si popullatë joaktive. Këtu duhet të bëjmë një balancim mes asaj se çka do të fitojmë dhe çka do të humbim nëse kemi 18 muaj pushim të lindjes”, thotë ministrja Carovska. Sipas saj, edhe me rritjen e kapacitetit të çerdheve – mund tu ndihmohet nënave në procesin e kujdesit ndaj fëmijëve. Kërkesën për vazhdimin e pushimit të lindjes duhet ta shqyrtojë Parlamenti pasi shoqata qytetare “450 pushim lindjes” i ka grumbulluar nënshkrimet e duhura për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune, në vend që 9, pushimi i lindjes të zgjasë 18 muaj. (koha.mk)