Shkup, 7 gusht – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) me përkushtim punon në zgjerimin e kapaciteteve të kopshteve dhe çerdheve për fëmijë në vend dhe për përmirësimin e cilësisë të arsimit parashkollor. Për momentin po ndërtohen dhe pajisen tetë të reja, ndërsa përgatitet ndërtimi edhe i 35 objekteve. janë gjithsej 43 objekte të reja për kopshte dhe çerdhe në të gjithë territorin e shtetit, bëri të ditur MPPS-ja.
Përpjekja e tyre, siç theksojnë në kumtesë, është që përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor ta rrisin për 50 për qind. Në dy vitet e fundit kanë hapur 24 objekte të reja, me çfarë janë siguruar 1.272 vende shtesë. Sivjet për këtë destinim, bënë të ditur, kanë ndarë 300 për qind buxhet më të madh nga viti i kaluar, ndërsa çerdhe dhe kopshte të reja do të ndërtohen edhe përmes programit të Bankës Botërore, që është rreth 15 milionë euro.
“Paralelisht me investimet në infrastrukturë, vazhdimisht punojmë në përforcimin e kuadrit në kopshte dhe çerdhe dhe sendërtim të kompetencave të edukatorëve/reve. Deri më tani janë siguruar 1.400 pëlqime për punësim në kopshte dhe çerdhe. Duke filluar nga paga e qershorit që në pjesën më të madhe nga të punësuarit tashmë u është paguar, kuadri profesional në kopshte ka marrë rritje mesatarisht prej 16 për qind që është rreth 3.000 denarë në shumën neto për të punësuar”, thonë nga MPPS-ja.
Prej atje theksuan se me zgjerimin e kapaciteteve të kopshteve dhe çerdheve dhe përforcimi i kompetencave profesionale të kuadrit e përmirësojnë cilësinë e arsimit parashkollor.