Shkup, 20 mars – Avancimi i të drejtave dhe mundësimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara është prioritet i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, raporton gazeta KOHA.
Me ligjin e ri për mbrojtje sociale, që është pjesë e reformave sociale, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë dikasteriale, vendosen dy shërbime tërësisht të reja për personat me aftësi të kufizuara – asistencë sociale dhe shërbimin për kujdes në shtëpi.
E drejta për aftësi të kufizuara rritet edhe për personat me pengesa intelektuale, derisa shtesa për kompensim për pagë për orar të shkurtuar të punës për prindin i cili ruan fëmijë me aftësi të kufizuar rritet deri në 50 për qind nga paga mesatare neto.
Si mbështetje të familjeve biologjike të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuara rritet vlera e lartësisë së përcaktuar të të drejtës të shtesës së posaçme për 15 për qind.
Njëherit vendoset edhe kompensimi i ashtuquajtur i përhershëm për prindin, i cili është kujdesur për fëmijën me aftësi të kufizuara deri në moshë 26 vjeçare pa e vendosur në institucion, i cili është i papunë dhe nuk shfrytëzon të drejtën e pensionit, pas moshës 62 për gra, gjegjësisht 64 vjet për burra.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar e miratoi Strategjinë kombëtare për deinstitucionalizim 2018-2027 “Timjanik”, e cila parashikon 66 milionë euro për reformë 10 vjeçare të sistemit për mbrojtje sociale. (koha.mk)