Shkup, 19 qershor – Që ta ulim papunësinë te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut është viti i dytë me radhë që e zbatojmë Garancinë për të rinj. Garancia rinore është pjesë e Iniciativave bartëse evropiane dhe ka për qëllim që t’iu sigurojë të rinjve, në periudhë prej katër muajve nga lajmërimi në Agjencinë për Punësim ofertë cilësore për punësim, arsim të vazhdueshëm dhe trajnim, ose praktikë, porositi Mirjana Aleksevska, udhëheqës i Sektorit për politika në sferat e të drejtës së punës dhe politikave për punësim të MPPS-së në fjalimin e tij në Konferencën ndërkombëtare të punës në Pallatin e kombeve në Gjenevë në sesionin në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mbi 180 vendeve.
Ajo së bashku me një delegacion nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sindikatave dhe punëdhënësve nga Maqedonia e Veriut, po merr pjesë në konferencën në të cilën shënohet edhe 100 vjetori i Organizatës ndërkombëtare të punës.
“Garancia për të rinj zbatohet me ndihmë teknike të Organizatës ndërkombëtare të punës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajon i cili e zbaton. Me këtë rast do të dëshiroja të informoj se qëllimi i vendosur është tejkaluar dhe realizimi i Garancisë për të rinj në vitin 2018 që pilotohej në tri komuna ishte 41,7 për qind që na inkurajoi që edhe këtë vit ta zbatojmë”, tha Aleksevska.
Ajo theksoi se ky jubile dihet të na përkujtojë në arritjet e deritanishme në sferën e punës, por edhe ta shfrytëzojmë 100 vjetorin si motiv për të parë para në zgjidhjen e marrëdhënieve dinamike të cilat i sjellë zhvillimi bashkëkohor dhe teknologjia.
“Në drejtim të përkushtimit tonë për përfshirje më të shpejtë të të rinjve në tregun e punës sollëm edhe Ligj të veçantë për praktikë, me të cilin jepet mundësi për të rinjtë e papunë që në një periudhë të caktuar kohore të realizojnë punë praktike në kushte reale dhe për këtë të paguhen. Me këtë e rrisim punësimin e tyre”, tha Aleksevska.
Nga MPPS porosisin se Qeveria edhe më tutje mbetet në rrugën e e avancimit të kushteve të punës, uljen e hendekut gjinor dhe pabarazinë në tregun e punës, e vetëdijshme për rëndësinë e dialogut social dhe luftës së përbashkët të të gjithë faktorëve për punë dinjitoze, në kushte të lirisë, barazisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor.