Shkup, 9 dhjetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në Propozim-ligjin për mbrojtje sociale i cili është në fazë përfundimtare të përgatitjes nuk i shkurton, por i avancon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Gjatë përgatitjes janë bërë konsultime për palët e përfshira dhe është biseduar me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, vetë personat me aftësi të kufizuara si dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e tyre, thonë nga Ministria.
Potencojnë se personat me aftësi të kufizuara do të vazhdojnë ta realizojnë të drejtën e kompensimit për asistencë dhe kujdesin një person tjetër, së bashku me të drejtën e dytë, gjegjësisht të drejtën për pengesa.
“Vendosen dy kushte të reja në Ligjin gjegjësisht shërbimin për Asistencë personale dhe shërbimin për Kujdes shtëpiak. Këto dy kushte do të mund të shfrytëzohen pa dallim nëse personi shfrytëzon ndonjë prej të drejtave në para të përmendura më lartë. Të drejtën për personat me aftësi të kufizuara, të cilën deri tani e kanë shfrytëzuar vetëm personat e verbër dhe të shurdhët tërësisht, me Ligjin e ri do të mund ta shfrytëzojnë edhe personat me pengesa intelektuale”, thonë nga MPPS.
Shtojnë se rritja e lartësisë së kompensimit të pagës për orar të shkurtuar pune për shkak kujdesit ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara do të rritet 50 për qind nga neto paga mesatare në vend.
Të drejtën e kompensimit të përhershëm, sqarojnë e realizojnë prindërit të cilët janë kujdesur për fëmijën deri në moshën e tyre 26 vjeçare, pa u vendosur në institucion për mbrojtje sociale, i cili është i papunë dhe nuk e shfrytëzon të drejtën e pensionit, pas arritjes së moshës 62 vjeçare për gratë, gjegjësisht 64 vjet për burrat.
Të gjitha këto risi, në mënyrë të konsiderueshme do ta rrisin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara, do të rritet vëllimi i shërbimeve deri te të cilat kanë qasje, di të ndërmerren aktivitete serioze dhe do të investohen mjete të rritura financiare në shërbimet individuale të cilët do të mundësojnë jetë të pavarur personave në vendin e tyre të banimit dhe inkuadrim më të madh social të tyre.