Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka informuar të gjitha kopshtet shtetërore dhe private, se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të fruthit në Shkup, konform Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, u është thënë se është në fuqi ndalesa për pranimin e fëmijëve në kopshte të cilët nuk janë vaksinuar nga MRP (vaksina për fruth, rubeolë dhe parotit).
Nga Ministria informojnë se kopshtet dhe çerdhet janë të obliguara edhe të zbatojnë masa sanitare-higjienike dhe kundër epidemisë.
“Në bazë të sipërpërmendurit Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se duhet të respektohen vendimet që janë marrë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Sugjerimet dhe rekomandimet janë në drejtim të parandalimit dhe sigurisë më të madhe të fëmijëve”, thuhet në kumtesën e sotme të MPPS.
Nga Ministria i përkujtojnë prindërit se gjobat për mosvaksinim të fëmijëve janë prej 350 deri në 650 euro.