Të gjitha të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale për muajin shtator, përfshirë edhe asistencën sociale në para, kujdes nga personi tjetër dhe për energji elektrike janë paguar sot, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Prej atje shtojnë se të gjithë shfrytëzuesit do të kenë mjete në llogaritë e tyre gjatë ditës së sotme.