Shkup, 8 janar – Trajnimi i parë i 30 edukatorëve të zgjedhur për përforcimin e kompetencave të kuadrit në kopshte dhe çerdhe filloi sot, si pjesë e bashkëpunimit të përbashkët me UNICEF-in, njofton Koha.mk
“Me këtë edhe në vitin 2019 vazhdojmë të punojmë në avancimin e cilësisë së serviseve dhe përforcimit të kompetencave profesionale të të punësuarve në institucionet për fëmijë. Në suaza të të këtyre aktiviteteve sivjet do të organizohen një sërë punëtorish për avancimin e kompetencave socio-emocionale të edukatorëve/reve për nxitjen e zhvillimit socio-emocional te fëmijët e vegjël. Një numër gjithnjë më i madh i hulumtimeve shkencore theksojnë se zhvillimi emocional në fillim të jetës është me rëndësi kyçe për zhvillimin e arkitekturës së përgjithshme të trurit dhe ka ndikim të madh gjatë të gjithë jetës”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Trajnimin e zbaton prof. dr. Rebeka Grenxher-Elis, hulumtuese dhe bashkëpunëtore “Xhon Hopkins” dhe “Nju Orleans” në SHBA, Grenxher-Elis është eksperte për zhvillim socio-emocional dhe ka mbi 12 vjet përvojë në zhvillimin e programeve të bazuara në hulumtim, të specializuar për fëmijë në arsimin parashkollor dhe fillor, duke i përfshirë edhe fëmijët fëmijë të talentuar dhe me vështirësi.
Pjesëmarrësit të cilët do ta kalojnë trajnimin kanë për obligim që aftësitë dhe dituritë e fituara t’ua transmetojnë kolegëve të tyre dhe t’u japin mbështetje të vazhduar të punësuarve në institucionet për fëmijë në suaza të Programit për mbështetje kolegjiale që do të zbatohet në vitin 2019 dhe 2020.