Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i adaptojë këndet aktuale për fëmijë në territorin e komunës Qendër, të cilat do të jenë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara në territorin e Qytetit të Shkupit. Kjo, siç kumtoi sot MPPS, është pjesë nga përgjegjësia e tij dhe vizioni për arritje të shoqërisë inkluzive dhe vazhdimin me zbatimin e aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes në shoqëri dhe mësimin e dallimeve nga mosha më e re.
Adaptimi nënkupton formimin e hapësirës me rekuizite të cilat ishin të qasshme edhe për fëmijët me invaliditet, që këtyre fëmijëve do t’u mundësojnë sigurt të luajnë, socializohen dhe do t’u mundësojnë mjedis stimulues për rritje dhe zhvillim të drejtë. Do të bëhen adaptimet dhe do të vëzhgohen rekuizitat inkluzive të lokacionit te Muri i qytetit (Agromekanika, në afërsi të kishës, Avtomakedonia, pas Krashit) dhe Tregut të gjelbër, pas Bankës Alfa), si dhe në Kapishtec – Park, në afërsi të Entit për punësim dhe te Qendra tregtare Zebra. Realizimi i këtij projekti është në partneriteti me Lidhjen kombëtare të personave me invaliditet trupor në Maqedoni “Mobilnost Makedonia” dhe komunën Qendër.