Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të sigurojë akomodim për personat e rrezikuar, të cilët sot duhet t’i braktisin ambientet e shtëpisë “Tome Stefanovski Seniq” ku janë akomoduar pasi që shtëpitë e tyre u dëmtuan në përmbytjet e vitit të kaluar. Sipas informacioneve të MPPS, në pozicion të këtillë janë vetëm tre familje.
Nga atje potencojnë se ata tani mund të veprojnë në bazë të Ligjit për mbrojtje sociale, sepse, siç thonë, ndaj tyre kanë vepruar konform Vendimit të Qeverisë të miratuar pas përmbytjeve, vlera e të cilave ka skaduar më 31 mars.
Nga Ministria potencojnë se personat, të cilët janë në rrezik social dhe të cilët kanë nevojë për çfarëdo lloji të mbrojtjes, nevojitet që të parashtrohen kërkesa me shkrim deri te qendra kompetente vendore për punë sociale, rreth të cilave shërbimet kompetente do të veprojnë në mënyrë përkatëse.