Shkup, 16 janar – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ka dërguar shkresë kopshteve të fëmijëve, përmes së cilës i paralajmëron se në pajtim me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, është i ndaluar keqpërdorimi i tyre për shkak të organizimit apo veprimit politik apo fetar.
Organizimi dhe veprimi i këtillë, përkujtojnë nga MPPS është kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 1.000 eurove.
“Gjobë në shumë prej 1.000 eurove në kundërvlerë të denarit do të shqiptohet për kundërvajtje të institucionit për fëmijë, kopshtit të fëmijëve/qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve, njësisë organizative e themeluar nga ana dhe në përbërje të personave juridik, institucionit të arsimit të lartë dhe të shkollës private dhe agjencisë për ofrim të shërbimeve për ruajtje dhe kujdes të fëmijëve të moshës parashkollore”, kanë cekur nga MPPS në shkresën drejtuar kopshteve të fëmijëve, duke cituar dispozita nga Ligji për mbrojtje të fëmijëve.