Majlinda Kelmendi e ka humbur mundësinë për ta kompletuar het-trikun në Kampionatin Botëror Tokyo 2019, pasi u mposht nga kampionia botës në fuqi, Uta Abe, në gjysmëfinale të hënën.
Xhudistja kosovare ishte në kërkim të titullit të tretë të botës në Tokyo 2019, por u ndal nga 19-vjeçarja japoneze dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.
Në luftë pë medaljen e bronztë, 28-vjeçarja nga Peja do të përballet me portugezen Joana Ramos.