Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar deri tek shtetasit e Maqedonisë të cilët sot planifikojnë të udhëtojnë në Greqi që t’i shmangin vendet ku janë paralajmëruar protesta për “karakterin grek të Maqedonisë” në 14 qytete më të mëdha në pjesën veriore të shtetit për shkak të mundësisë potenciale nga eskalimi i tyre.
“Informohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët sot do të jenë ose planifikojnë të udhëtojnë në Greqi, se organizata greke ‘Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë’ paralajmëron protesta në katërmbëdhjetë qytete më të mëdha në Greqinë Veriore kundër përdorimit të fjalës ‘Maqedoni’, që do të mbahen me fillim në orën 19:30. Për shkak të mundësisë potenciale nga eskalimi i protestave, paralajmërohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i shmangin vendet ku ka protesta, si dhe nga çdo reagim të cilat do të kenë pasoja negative për sigurinë e tyre”, qëndron në kumtesë.