Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë sot kumtoi se strategjia e re për mbrojtje raketore e Uashingtonit do të çojë drejt garës së armatimit në kozmos.
Në kumtesë thuhet se plani i SHBA-së “shkaktoi konflikt” dhe se do t’i shkaktojë goditje stabilitetit tashmë të dobësuar ndërkombëtar.
Apelohet Uashingtoni përsëri të mendojë dhe të hyjë në dialog jonstruktiv me Rusinë lidhur me çështjen për armë bërthamore, “para se të bëhet vonë”.
Revista amerikane “Forin polis” shkruan se SHBA-ja është duke punuar në ekspansionin më serioz potencial të këtij sistemi të mbrojtjes raketore nga koha e Luftës së Ftohtë, ndërsa se presidenti Donald Tramp është duke komplotuar një plan ambicioz i cili në mënyrë eksplicite tregon për qëllimin që Amerika t’i rrëzojë raketat të cilat do të vinin nga Rusia dhe Kina.