Shkup, 28 mars – Ministria e Punëve të Jashtme informoi se në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sot dhe nesër organizoi fluturime çarte për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vend.
“Nga Sllovenia është bërë riatdhesim të 126 personave, të cilët kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit dhe dërgohen në karantinë shtetërore të detyrueshme. Në orët e pasdites do të kthehen qytetarë tanë nga Munihi, ndërsa për nesër janë paraparë dy fluturime nga Berlini dhe Këlni/Bon”, kumtuan nga MPJ-ja.
Nga Ministria theksuan se fluturimet çarter i realizon transportuesi ajror Viz Er, i cili për këto katër destinacione të thirrjes publike nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ofroi çmim më të ulët. Çmimi për një biletë, siç theksuan nga MPJ-ja, përcaktohet nga çmimi i përgjithshëm i fluturimit të ndarë me numër të udhëtarëve.
Ministria e Punëve të Jashtme shprehu falënderim ndaj autoriteteve kompetente në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë/NATO, Serbi, Gjermani dhe Austri për bashkëpunim gjatë lëshimit të lejeve për fluturim dhe mbështetje të plotë në këto rrethana të vështira.
Nga MPJ-ja theksuan vazhdojnë me përpjekjet për kthimin në vend të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të hasur në vendet e huaja. (koha.mk)