MPJ: Nuk ka zgjerim të ekipit negociues me Nimicin

Shkup, 10 dhjetor – Informacioni i transmetuar në media lidhur me pjesëmarrjen e më shumë personave në procesin e negociatave, jashtë ekipit negociues është jo i saktë, deklaruan nga MPJ.

Siç u theksua paraprakisht nga MPJ, në Bruksel më 12 dhjetor 2017 në negociatat për tejkalimin e dallimeve për emrin do të marrin pjesë negociuesi Vasko Naumovski, ambasador i Maqedonisë në SHBA së bashku me një diplomat të MPJ-së. Formati i njëjtë i cili është dakorduar me negociuesin Methju Nimic do të jetë edhe prej palës greke, gjegjësisht negociues plus diplomat.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i informojë mediat, ndërsa me atë edhe opinionin për hapat e mëtejmë për këtë çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme e cila është me interes të lartë shtetëror”, theksojnë për MIA-n nga MPJ.