MPJ: Me KE-në në bazë ditore i zgjidhim të gjitha dilemat dhe çështjet

Shkup, 23 nëntor  – Qeveria ka komunikim të përditshëm të hapur në të gjitha nivelet me Komisionin Evropian. Zgjidhen dilema dhe çështje, sinqerisht dhe drejtpërdrejt. Në fakt, janë realizuar shumë hapa reformues që shihet edhe nga deklarata e eurokomisarit Johanes Han në Shkup. Fokusi deri në fund të vitit do të jetë në zbatimin e planifikimeve, thonë nga MPJ-ja për MIA-n lidhur me akuzat në disa media se Brukseli dërgoi kritikën e parë të hapura për Qeverinë e Maqedonisë.

Sipas tyre, Komisioni Evropian, nëpërmjet Ambasadës së Maqedonisë në Bruksel nga Qeveria e re ka kërkuar realizim të reformave urgjente nga Plani 3-6-9. Komisioni thotë se qeveria e Zoran Zaevit u ka kushtuar shumë vëmendje marrëdhënieve me publikun në vend të reformave. Brukseli pret t’i shohë rezultatet e para reformuese deri në mes të janarit. Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Qeverinë se do të ketë pasoja negative nëse ndikohet ndaj ndryshimeve në ligjet nga pakoja për reforma mediatike,  fushë që nuk është në prioritetet e BE-së.

Vërejtjet gjithashtu kanë të bëjnë edhe me reformat në DSK dhe gjyqësi.