MPJ Maqedoni reagon ndaj Karakaçanov: Qëndrimet e tilla krijojnë rreth negativ

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit bullgar Krasimir Karakaçanov.

Deklarata është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi negativ të kufizuar që do të na distancojë nga njëri-tjetri dhe të krijojë armiqësi, sesa miqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ne do të ndërtojmë miqësi, por kjo përfshin mirëkuptim reciprok, respekt dhe shqetësim për interesat e fqinjëve, thuhet në deklaratën e MPJ Maqedoni njofton televizioni “Kanal5”.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë politikën e saj proaktive, konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë, në frymën e marrëveshjes së nënshkruar me Bullgarinë dhe vlerat evropiane që po udhëheqin të dyja vendet”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë ndaj shkrimit të ministrit bullgar Karakaçanov.

Karakaçanov më herët reagoi ndaj deklaratave të Zoran Zaevit për gjuhën maqedonase.

“Zotëri Zaev mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Ajo mund t’ju kushtojë anëtarësimin në NATO dhe BE. Gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë futjen fshehurazi të gjuhës maqedonase”, shkruan Karaçaknov në Facebook.

Comments are closed.