Ministria e Punëve të Jashtme sot shpallu konkurs për punësim të 26 nëpunësve administrative (diplomatë, praktikantë dhe ndihmës-nëpunës profesionistë).
Shpallja zgjat 20 ditë, ndërsa është publikuat në internet faqen e Agjencisë për administratë dhe në gazetat ditore “Lajme”, “Nova Makedonia” dhe “Nezavisen vesnik”.
“Siç Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka shpallur, duke u udhëhequr nga parimet e meritokracisë, inkluzivitetit dhe transparencës, inkurajojmë paraqitje të sa më shumë kandidatëve që i plotësojnë kushtet për punësim, me qëllim të kryerjes së selektimit objektiv të kuadrove të larta perspektive, të cilat gradualisht do t’i zhvillojnë mjeshtëritë e domosdoshme diplomatike, duke kontribuar në këtë mënyrë drejt afirmimit të plotë të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në shpalljen në internet faqen http://prijava.aa.mk/#/announcementDetails/509.