Shkup, 22 korrik – Global SOS është qendra e re e kontaktit për raste urgjente përmes së cilës qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit do të munden që në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtohen për cilëndo situatë urgjente ndërsa i cili direkt do t’u ndihmojë ose do t’i lidhë me institucionin adekuat ose nëpunësin konsullor i cili do të mundet që t’ua siguroj shërbimin konsullor urgjent.
Qytetarët do të mund të lajmërohen në numrin 075 273-372, kërkesat e tyre t’i shënojnë në adresën elektronike [email protected], të kërkojnë ndihmë përmes profileve të MPJ-së për rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tuiter. Të gjitha këto informacione janë publikuar në faqen e MPJ-së, ku përveç telefonit kujdestar janë edhe numrat e të gjitha përfaqësive diplomatike konsullore. Zgjedhja e tyre është se a do të lajmërohen direkt në numrin kujdestar ose do ta kërkojnë PDK-në kompetente.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e bënë të ditur ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe drejtori i Drejtorisë për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Punë Konsullore, Luftim Spahiu.
“Duke i parë problemet e qytetarëve që të vënë kontakt që të marrin qasje të lehtë deri te informacionet e nevojshme vendosëm që në kuadër të rregullativës së tanishme të formojmë një trup për situata të krizës në pjesën e marrëdhënieve konsullore dhe një linjtë telefonike, e cila rregullisht do të shërbehet nga punëtorë konsullorë kujdestarë dhe persona të cilët punojnë në pjesën e marrëdhënieve konsullore. E quajtëm Global SOS, në momentin do të funksionojë në një linjë telefonike”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se kontakt qendra do të punojë në email, viber, por potencon se do të tentojnë që të gjitha mjetet e mundshme të komunikimit t’i bëjnë të qasshme për këtë punë. Sipas tij, kjo është shumë aktuale në muajt e verës, kur qytetarët më shumë përballen me sfida të tilla.
“Dëshironim të shihnim se ku humbet kontakti mes qytetarëve dhe PDK-ve dhe MPJ-së. Analizat treguan se shumë vonë i marrim informacionet ose se qytetarët nuk kanë kurrfarë kontakti. Global SOS funksionon tashmë një muaj e gjysmë dhe statistikat tregojnë se është efektiv”, shtoi Spahiu.
Shtoi se të gjithë shtetasit të cilët gjenden jashtë vendit mund që në telefonin e kontaktit të Global SOS, i cili gjendet në ueb faqen e MPJ-së të lajmërohen ose përmes viberit dhe uatsapit, në të ardhmen edhe përmes aplikacioneve të tjera.
Tre nëpunës për momentin punojnë në telefonin kujdestar, ndërsa qytetarët në të mund të lajmërohen prej orës 8 deri në orën 22, numrat kujdestarë në PDK-të punojnë 24 orë në javë rregullisht pa ndërprerje.
“Rast urgjent është secili, për të cilin vlerësoni se është urgjent- rast vdekje, fatkeqësi komunikacioni, katastrofë natyrore, grabitje, sulm fizik, humbja e dokumenteve personale, nevojë për dhënien e dokumentit personale, mbrojtje në organet e shtetit ku gjendet, por qytetari edhe vet e përcakton se çka është rast urgjent”, sqaroi Spaniu.
Ai shtoi se madje 80 për qind e lajmërimeve përkasin në kategori të cilat nuk janë urgjente, por të gjithë deri te i fundit janë shërbyer.
Sqaroi se njerëzit shpesh lajmërohen jashtë vendit, kur qëndrojnë një kohë të gjatë dhe kërkojnë mënyrë që ta vazhdojnë qëndrimin, ndërsa të tjerët interesohen për viza në vende të treta, në çfarë mënyre, në cilën përfaqësi t’i nxjerrin dhe këto nuk janë raste urgjente.