Athinë, 12 shkurt 2019 – Athina e dërgoi Notën verbale në Shkup, konfirmojnë burimet diplomatike greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informatave të MIA-s nga Athina, nesër, ndërkaq, në Bruksel, në margjina të Samitit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, takim do të mbajnë Radmilla Shekerinska dhe Evangellos Apostollakis, ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Greqisë. Nuk është përjashtuar mundësia, përveç që do të jetë takim për njohje, Apostollakis t’i propozojë Shekerinskës, që mu Greqia ta stërvitë ushtrinë e Maqedonisë. Në pallatin presidencial në Athinë sot u mbajt pritje për nder të korit diplomatik, raporton gazeta KOHA.
Gjithsej 90 ambasadorë dhe diplomatë, mes të cilëve edhe ushtruesja e detyrës në Zyrën për lidhje të R. së Maqedonisë në Greqi, Lidia Boshkovska, u pritën dhe përshëndetën nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopullos dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në pritje, përveç korit diplomatik dhe presidentit Pavlopullos dhe kryeministrit Cipras, të pranishëm ishin edhe shumë ministra të Qeverisë greke, mes të cilëve edhe ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos, ministri i Mbrojtjes, Evangellos Apostollakis dhe zëvendësi i tij, Panajotiss Rigas, zëvendës shefat e diplomacisë greke, Markos Bolaris dhe Terens Kuik, ministrja e Mbrojtjes Civile, Olga Gerovasili, ministri i Marinës, Fotis Kuvelis, por edhe ish-shefa të diplomacisë dhe ish-kryetarë të parlamentit grek.(koha.mk)