MPJ i dënon deklaratat ofenduese të personave zyrtarë nga Shqipëria

3

Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese.

“MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Deklaratat e papërgjegjshme të fytyrave publike të cilat nga funksioni i tyre imponojnë dhe kërkojnë përgjegjësi për qëndrim të shprehur publikisht, nuk janë në frymë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përpjekjeve të deklaruara për miqësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve, posaçërisht nuk janë në frymë të vlerave evropiane”, thuhet në reagim.

Nga MPJ e Maqedonisë kanë thënë se e kuptojnë se qëndrimi i deputetes Doda është individual dhe presin që fytyrat publike të vendeve fqinje të përmbahen nga nxitja e tensioneve në rajon.

“Më mirë do të ishte nëse energjinë e tyre do ta drejtonin nga propozimet dhe iniciativat konstruktive, me çka do ta përforconin bashkëpunimin dhe mirëbesimin mes dy vendeve, do të përmirësonin standardin e qytetarëve, por edhe do ta përshpejtonin integrimin evropian”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë.

Comments are closed.