Ministria greke e Punëve të Jashtme i bëri thirrje ministrit shtetëror të MPJ-së gjermane për Evropën, Mihajl Rot, “të përmbahet prej leksioneve të historisë” e cila i viziton vendet ballkanike. “I bëjmë thirrje zëvendësministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Mihajl Rot, të jetë më i vëmendshëm kur i viziton vendet ballkanike, që të shmang të japë leksione të historisë dhe ta tregojë respektimin e nevojshëm për ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Reagim i MPJ-së greke ka të bëjë për deklaratën e Rot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilën tha se “askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestin i cili është absurd”. “Mendoj se duhet t’ia lëmë historisë që të mbetet histori dhe të shkojmë drejt së ardhmes së përbashkët”, tha dje Rot në Shkup, që shkaktoi reagim nga Athina zyrtare.