Shkup, 29 tetor 2018 – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot u shënua Dita e Kombeve të Bashkuara, 24 Tetori. Këtë vit shënohet 73 vjetori i ekzistimit të KB-së, ndërsa në fokus kryesor është tema “Askush të mos anashkalohet”.
Siç kumtoi MPJ, fjalime të tyre, me rastin e Ditës së KB-së kishin kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe koordinatorja rezidente eKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Uinton.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij i referua qëllimeve dhe parimeve nga Karta e KB-së, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të cilin e ka Republika e Maqedonisë me KB-në.
“Duhet të jemi të sinqertë dhe të tregojmë se pavarësia dhe pozita në bashkësinë ndërkombëtare të vendit tonë ishte, dhe ende është e mbështetur fuqishëm nga institucionet multilaterale. Ky është edhe një motiv më shumë, që dhe ne si vend anëtar i KB-së më shumë se 70-të vite, ta japim kontributin tonë në përmbushjen e parakushteve globale për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë botërore të popujve”, tha Zaev.
Shefi i diplomacisë Dimitrov theksoi se Maqedonia do të vazhdojë t’i promovojë vlerat thelbësore të KB-së për promovimin e paqes, drejtësisë, dinjitetit njerëzor, dialogut, tolerancës dhe solidaritetit.
“Edhe në çastet kur është në pikëpyetje kredibiliteti i KB-së, ne arritëm, me mbështetjen e KB-së, të arrijmë deri në zgjidhjen e problemit i cili e pengonte ambicien tonë drejtë integrimeve euroatlantike. Ky është konfirmim për rëndësinë e KB-së dhe për nevojën që ta përforcojmë si shtyllë shumë të rëndësishme të rendit ndërkombëtar”, theksoi Dimitrov.
Uinton, nga ana e saj, e konfirmoi nevojën për bashkëpunim të gjithanshëm, me qëllim realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
“Ne mund të ballafaqohemi vetëm më një pjesë të sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, në fushën e krijimit të vendeve cilësore të punës, ndërtimin e institucioneve të fuqishme, mbrojtjen e mjedisit jetësor ose sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët. Për këtë, porosia jonë për sot është se nuk duhet vetëm Qeveria dhe agjencitë e KB-së të kujdesen për realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Asnjëri nga qëllimet nuk mund të arrihet pa mbështetjen e të gjithëve. Secili nga ne mund të kontribuojë me diçka”, tha Uinton.
Me rastin e shënimit të Ditës së KB-së, pas promovimit të onlajn fushatës së vitit të kaluar #EdheUnëKamQëllim, ishte aktivizuar edhe profili në Instagram për fushatën e njëjtë me qëllim që t’i inspirojë qytetarët që të shpërndajnë atë që e bëjnë që të ndihmojnë që të arrihet qëllimi i tyre i preferuar i zhvillimi