Shkup, 5 shkurt – Diskriminimi etnik me ndarjen e parave të shtetit për zhvillimin dhe promovimin e të drejtave etnike vazhdon të jetë temë aktuale në Maqedoni, raporton KOHA.
Duke u bazuar në thirrjen e fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për ndarjen e mjeteve për zhvillimin dhe promovimin e kulturës në diasporë, qartë vërehet diskriminimi që po i bëhet diasporës shqiptare. Në të qartë shihet se janë paraparë mjete nga arka e shtetit vetëm për kulturën dhe traditën e maqedonasve në diasporë, transmeton KOHA.
Sipas njohësve të zhvillimeve politike, këto shpërfillje, tash e tutje do vijnë nga paqartësia e definimit të shtetësisë dhe pozitës të shqiptarëve në këtë shtet, si “20 përqind”, “si pjesë e popullit”, apo “të tjerëve”. (koha.mk)