Shkup, 15 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi notë verbale Kombeve të Bashkuara (KB) ku njofton për ndryshimet e bërë me emrin në vend.
“Republika Maqedonia e Veriut në pajtim me detyrimet nga Marrëveshja përfundimtare i parashtroi tre notat verbale: Notë verbale në Misionin e përhershëm për vendet anëtare dhe vendet mbikëqyrëse të KB-së. Notë verbale nga MPJ është dërguar edhe tek të gjitha organizatat ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale ku njoftohet për ndryshimet e bëra”, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. (koha.mk)