Shkup, 15 janar – Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar gjatë karnavaleve në Vevçani, duke e cilësuar si akt të dëmshëm për reputacionin e shtetit.
“Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet përmes aktiviteteve që nënçmojnë ose fyejnë popujt, kombet, veçanërisht fqinjët tanë. Dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnavalin në Vevçani, një akt që jo vetëm dëmton reputacionin e Karnavalit por gjithashtu dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.