Shkup, 30 mars – Dy raste të reja të personave të zhdukur janë denoncuar në polici gjatë ditës së djeshme.
Në Shkup dje është zhdukur një vajzë 17 vjeçare nga Karposhi, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj S.A. (49).
Në rastin e dytë, të martën është zhdukur L.A. (21), ndërsa zhdukjen e saj dje në polici e ka paraqitur babai i saj R.A. (66).
Policia po ndërmerr masa për gjetjen e dy personave.