Shkup, 15 prill – Në Minsitrinë e Punëve të Brendshme, siç informojnë nga atje, në rrjedhë janë reforma serioze, të cilat kanë për qëllim ta kthejnë imazhin e Ministrisë dhe ta kthejnë besimin tek qytetarët.
Qëndrimi i udhëheqësisë së MPJ-së, siç është cekur në kumtesë, është se vetëm një polici dhe të punësuar të përmbushur dhe të motivuar mund ta garantojnë sigurinë e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve. Mu për atë arsye, investohet shumë në realizimin e projekteve për përmirësim të ksuhteve të punës. Furnizohen uniforma të reja për nëpunësit e policisë, renovohen stacionet policore, në rrjedhë janë procedurat për furnizim të pajisjes e cila do t’u shërbejë nëpunësve policorë.
Në periudhën që vijon, siç theksojnë nga Ministria e resorit, do të punohet në përforcimin e kapaciteteve për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe prëforcimin e kapaciteteve për përballje me terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm. Do të fillojmë edhe me reformë në DSK, me qëllim që Drejtoria të depolitizohet dhe ta kthejë detyrën e vet thelbësore, e ajo është kundërzbulimi në interes të shtetit.
Në periudhën në vijim theksi do të vihet edhe në vendosjen e shërbimit vëzhgues në samë shumë qytete të vendit. Policia të jetë servis i vërtetë i qytetarëve.
MPB në periudhën e ardhshme do t’u kushtojë vëmendje edhe gjendjes në komunikacion, si në pikëpamje të sanksionimit të qytetarëve të cilët i shkelin rergulalt e komunikacionit dhe nëa të mënyrë e rrezikojnë jetën e vet dhe të tjerëve, por edhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.