Shkup, 17 janar – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 306 kundërvajtje, kumtoi MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, me qëllim të përballjes me Kovid-19.