Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në prag të natës së Vitit të Ri, apelon tek të gjithë qytetarët maksimalisht të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe shkelje të tjera në rendin dhe qetësinë publike.
Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i dënueshëm në përputhje me Ligjin për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojte nga materiale shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike (fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike) me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike dhe siguria e qytetarëve dënohet me gjobë prej 200 deri 500 euro”, njoftojnë nga MPB-ja.
Apelojnë që pjesëmarrësit në trafikun rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat, të posedojnë pajisje dimërore dhe të mos drejtojnë makinat e tyre në gjendje të alkoolizuar dhe qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me policinë.
Të gjitha prishet e rendit dhe qetësisë publike t’i paraqesin në stacionin policor apo nëpërmjet numri të telefonit falas 192.