Shkup, 3 dhjetor – Janë shpeshtuar veprat penale mashtrime gjatë shitblerjes të automjeteve motorike në territorin e shtetit. Prandaj u bëjmë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos dakordojnë marrëveshje për shitjen e automjeteve pa u paguar paratë, porosisin nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Gjatë kryerjes së mashtrimeve, nga mashtruesit dakordohen marrëveshje me noter pa u dhënë para shitësit të automjetit, më pas duke përdorur më shumë deklarata të pavërteta për stërzgjatjen e pagesës. Më pas, mashtruesit shmangin çfarëdolloj kontakti me të dëmtuarit, duke përfituar dobi pronësore të kundërligjshme”, thonë nga MPB dhe shtojnë se janë duke u ndërmarrë masa të përforcuara për zbardhjen e mashtrimeve të denoncuara.