Shkup, 25 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme e pret raportin e burgut të Shkupit dhe të Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve në lidhje me incidentin e javës së kaluar kur të burgosurit ish ministrat Mile Janaksieski dhe Spiro Ristovski pas zënkës verbale ishin sulmuar nga disa të burgosur.
“Presim që të përfundojë hetimi i brendshëm, sepse burgu dhe Drejtoria janë të obliguar për sigurimin e brendshëm dhe në bazë të këtyre raporteve nëse kemi urdhër për çfarëdo lloj veprimtarie do të veprojmë”, tha Spasovski sot në konferencën për shtyp.
Drejtori i burgut “Shkupi”, Gjoko Kotevski, paralajmëroi se sot do të dorëzohet raporti për incidentin, së bashku me dorëheqjen e tij, të cilën javën e kaluar e kërkoi kryeministri Zoran Zaev.
Më 21 shkurt rreth orës 13 gjatë shëtitjes së rregullt të të burgosurve ka ardhur deri te incidenti verbal i shkaktuar nga personi S.R. drejtë personit L.K. i cili më vonë ka kaluar në zënkë të lehtë fizike e cila menjëherë ishte ndërprerë nga shërbimet e burgut. Rreth orës 13:45, përsëri gjatë shëtitjes së rregullt të të burgosurve ka ardhur deri te incidenti tjetër verbal i shkaktuar nga M.J. drejtë personit E.K. i cili më vonë kaloi në zënkë fizike e cila menjëherë ishte ndërprerë nga shërbimet e burgut. Për të dy incidentet janë grumbulluar deklarata me shkrim nga dëshmitarët e rastit dhe ishte njoftuar gjykata adekuate”, kumtuan javën e kaluar nga burgu “Shkupi”.
Pas incidenteve për Ristovskin dhe Janakieskin menjëherë ishin siguruar kontrolle dhe kujdes adekuat nga mjeku, ndërsa pastaj Ristovski nuk kërkoi ndihmë mjekësore shtesë, përderisa Janakieski ishte ankuar për dhimbje për çka ishte dërguar në SPQ “8 Shtatori”.
Janakieskit dhe Ristovskit, të mërkurën iu ishte caktuar paraburgim prej 30 ditëve në lidhje me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të vitit 2017, ndërsa pastaj Prokuroria masën e paraburgimit për ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve e kishte ndryshuar në arrest shtëpiak.
Janakieski dhe Ristovski, së bashku me Trajko Veljanovskin, Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Boshkovskin janë të dyshuar se janë organizatorë të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.
Në pyetjen e gazetarëve sea e ka urdhëruar prokuroria MPB-në që të ndiqet lëvizja e deputetëve të cilët janë nën hetime, në mesin e të cilëve është edhe Veljanoski, të cilit mbrëmë Kuvendi nuk ia mori imunitetin, pasi Talat Xhaferi e ndërpreu senacën, Spasovski u përgjigj se Ministria nuk ka marrë kërkesë të tillë.