Shkup, 27 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informatat që dje dhe sot janë shpërndarë në rrjetet sociale se është zhdukur Lluka Bozhinovski.
“Po keqpërdoret rasti nga viti 2017, kur personi është raportuar se është zhdukur dhe menjëherë është gjetur. Në të vërtetë, Lluka Bozhinovski është paraqitur i zhdukur më 03.082017 në SP Gjorçe Petrov dhe menjëherë është gjetur, respektivisht është ndërprerë kërkimi pas tij më 04.08.2017. Apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre në lajmet e tilla të rreme, me të cilat disa individë dëshirojnë të shkaktojnë druarje dhe pasiguri”, theksojnë nga MPB-ja.
Gënjeshtrat dhe dezinformatat e tilla, sipas MPB-së. bëhen me qëllim që të shkaktojnë druarje te qytetarët. (koha.mk)