Shkup, 3 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme sot përmes një komunikate i demanton ashpër, siç thekson, gënjeshtrat të cilat i transmeton partia politike VMRO-DPMNE dhe thekson se numri i vjedhjeve në kryeqytet është zvogëluar, transmeton Koha.
“E njoftojmë opinionin se numri i vjedhjeve në Shkup është zvogëluar. Për këtë dëshmojnë numrat zyrtar, të cilët shihet qartë se nuk janë të rëndësishme për ata që kanë për qëllim ta gënjejnë opinionin. Faktet flasin se në vitin 2018 në Shkup evidentojmë rënie të numrit të vjedhjeve të rënda në krahasim me vitin 2017 edhe atë për 12,6 % te objektet banesore dhe 36,85% në objektet tjera. Vjedhjet, janë ulur në 29,20%. Përpunimi i gjithë statistikës për vitin 2018 për punën e MPB-së është në vijim dhe do të publikohet në ueb faqen e internetit të MPB-së, siç bëhet çdo vit. Për punën e MPB-së dëshmojnë edhe anketat e qytetarëve, ku 75 për qind e qytetarëve deklarohen se ndjehen të sigurt”, qëndron në reagimin e MPB-së. (koha.mk)